Ali Ahmeti shpërndan video me një tjetër ish-ushtar të UÇK-së që rrëfen me emocione për luftën e Kosovës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpërndarë një video emocionale të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina nga Gjakova, i cili i rrëfen i përlotur përjetimet e tij në luftën e Kosovës.

Ilir Morina ka zbuluar se i ishte bashkuar UÇK-së në moshën 17-vjeçare, duke qenë në shkollë të mesme, ndërsa ka treguar për moralin e lartë të ushtarëve në momentet e rënda teksa kishin humbur shokët e luftës.

“LIRIA KA EMËR: Ilir Morina ishte 17 vjeç kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Moshë e re, por shtypja që po i bëhej popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit e kishte pjekur atë para kohe. Mes lotësh, tregon momentet e rënda të humbjes së shokëve dhe forcën e madhe që djemtë dhe vajzat e Kosovës kishin për të vazhduar tutje. Ai pa me sytë e tij fëmijë, gra dhe pleq të masakruar e të djegur. “Ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim për të vërtetën e Kosovës. #LiriaKaEmer LIRIA KA EMER”, ka shkruar Ali Ahmeti në faqen e tij në Facebook.

Në rrëfimin e tij, Ilir Morina sjell momente te dhimbshme nga humbja e shokëve dhe masakrat e kryera nga policia dhe ushtria serbe.

Mes lotëve, ai tregon se si në vijat e frontit ishte plagosur rëndë një nga ushtarët dhe u kishte kërkuar të tjerëve që të mos merren me të, por ta vazhdonin luftën dhe ta shpëtonin popullatën civile.

Teksa kujton masakrat që forcat serbe kishin kryer nëpër Kosovë, e që Morina i kishte parë me sytë e tij, habitet me drejtësinë ndërkombëtare për proceset që ka nisur ndaj UÇK-së.

“Fëmijën e shiheshe 8 vjeç – 9 vjeç të premë në fyt. Të kallën gratë, burrat, pleqtë. I kish kallë me shpi. U dukhe me një plaf ose me diçka se u bojke troshë prej të kallnës për me i shti në dhe e me i varrosë. E ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime. Çfarë krime bamë na? Na shkumë në Serbi me i vra atje gra e fëmijë? Jo. Na shkumë i varrosëm ata që na i vranë ata. Që na i prenë, që na i djegën. E sot kur i shoh ushtarët e UÇK-së, udhëheqësit e UÇK-së, ma të mirët, që ata na mësun qysh duhet vendi, sot ballafaqohen me gjykata. Po s’është naj problem, prapë kthehen faqebardhë”, thotë ai.

Videon e parë të kësaj natyre, që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR”, e ka shpërndarë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën ish-ushtari i UÇK-së, Kjani Guri nga Kaçaniku, ngjalli emocione të mëdha me rrëfimin e tij për luftën.

Më poshtë, mund ta shikoni videon me rrëfimin e Ilir Morinës.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Nuk ka mjek të papunësuar ose të paangazhuar në vendin tonë

Ngjarja e ardhëshme

Në zyrë, si në dashuri… çështje kimie

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian