Ali Ahmeti priti kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.

z.Ahmeti gjatë këtij takimi me z.Hoti ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndër-fqinjësore dhe se kështu do të mbeten gjithmonë.

Ahmeti dhe Hotit kanë bashkëbiseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në funksion të paqes, ekonomisë, stabilitetit dhe mirëqenies në rajon.

Lideri i BDI-së z.Ahmeti ka uruar z.Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit e cila hap rrugën e njohjes reciproke si dhe integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian pasi që kjo është rruga e vetme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit.

Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Hoti diskutuan edhe mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dhe orientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Ahmeti ka porositur Hotin që kompromiset e arritura të Maqedonisë së Veriut me Greqinë dhe Bullgarinë të jenë një pikë referimi për dialogun Kosovë-Serbi pasi që vetëm përmes marrëveshjeve shtetet tona mund të ecin përpara.

Në fund të takimit lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriut do të përkrahë Republikën e Kosovës në zbatimin e reformave të nevojshme dhe të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e mirëfilltë të institucioneve të Kosovës e me këtë rast integrimin euro-atlantik.

 

Ngjarja paraprake

Babai i tyre feston ditëlindjen, Anita dhe Lola elegante në darkën familjare!

Ngjarja e ardhëshme

Akuza ndaj Thaçit në Hagë, afati në prag të skadimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian