Ali Ahmeti nga Tetova: Votoni Teuta Arifin, rrethoni numrin 3

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale e vazhdoi sonte në Tetovë ku prezantoi kandidaten për kryetare të komunës, znj. Teuta Arifi dhe listën e këshilltarëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti para banorëve të qytetit të Tetovës theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Tetovës.

“Ju jeni fronti i parë ku sytë jo vetëm Tetova, por edhe qytetet tjera shqiptare në Maqedoni të Veriut i kanë të kthyera shikim e vëzhgim kush do të drejtojë me qytetin tonë. Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e shqiptarëve, është qytet i universiteteve. Është vendbanim i studentëve. Kush do nuk duhet të drejtoj me qytetin e shqiptarëve, me qytetin e së ardhmes. Nuk e di pse mu kujtua për një moment ambasadori Pardew, në një bisedë e pyesin se çfarë vlerësimi ka për BDI-në, për njerëzit që drejtojnë atë? Ai shprehet BDI i ngjan shqiponjës, fluturon me koncentrim dhe përqendrim dhe asnjëherë nuk e humb shënjestrën nga preja që duhet të kapë. Vëllezër e motra, për 20 vite, vërtet i ngjajmë shqiponjës pasi që vërtetë nuk e kemi humbur shënjestrën tek qëllimet, guximshëm kemi hapëruar sepse ne nuk kemi llogaritur a do të fitojmë mandatin e ardhshëm apo nuk do të fitojmë, por kemi bërë projekte dhe plane: A do të fitojnë shqiptarët në mandatin që ne do të qeverisim, a do të ecin përpara shqiptarët dhe janë marrë vendime guximshme, por ato vendime të guximshme dhe ato fluturime të lartësive i bëjnë bijtë e shqipes dhe ne vërtet kemi bërë. Guximshëm kemi hyrë edhe në këto zgjedhje lokale që për BDI-në regjistrojnë mbase 24 vite fitore dhe që nuk njeh humbje dhe unë jam shumë i sigurt që kjo me 17 tetor edhe do të ndodh, edhe në Tetovë edhe me Teuta Arifin për një mandat të tretë sepse jam shumë i bindur me ekipet duke filluar që nga bartësi i listës e me radhë, janë vërtetë të përkushtuar. Teuta ka përvojën e fituar që të ketë një mandat edhe më të mirë edhe më të realizuar ky që e pret nga 17 tetori e andej”, është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kandidatja për komunën e Tetovës, znj. Teuta Arifi kërkoi mbështetje nga tetovarët për të vazhduar më tej me realizimin e projekteve që janë në programin zgjedhor për komunën e Tetovës. Ajo tha se motivi kryesor për të garuar edhe për një mandat janë pikërisht të rinjtë të cilët meritojnë edhe më shumë edhe më mirë.

“Ajo që për mua sot është motiv të nderuar vëllezër e motra, janë këta të rinj të cilët duken të blertë karshi neve dhe që dukeshin shumë mirë atje, është ky ekip i ri i këshilltarëve që në fakt fletë pikërisht për gatishmërinë dhe pasurinë tonë të madhe që e kemi, që duke pasur të kaluarën e madhe pas vetes, punën e rëndë të tanishme prioritet kryesor të kemi dhe të punojmë së bashku për të ngritur e përkrahur atë gjeneratë të re e cila duhet të jetë vazhdimësia e ndryshimit, e të mirës, vazhdimësia e forcës për punë, e asaj që është filozofia kryesore e Bashkimit Demokratik për Integrim. Historia botërore tregon se këto agjenda dhe këto ide të mëdha e të rëndësishme që duken moderne në fakt janë një thelb dhe një vazhdimësi moderne e patriotizmit, vazhdimësi e mundësisë dhe barazisë që kjo gjeneratë të shkollohet në gjuhën e vet, ata të cilët kanë luftuar për veten e tyre dhe të drejtat e tyre kanë arritur po ashtu që të kenë forcën e ndryshimit për të pasur ide të reja, atëherë kur të tjerët kanë mbetur të ngujuar në tregimet palidhje të të kaluarës dhe duke mos pasur koncepte për të ofruar ndryshimin gjithmonë përsërisin këngën e vjetër se sa nuk bëjnë të tjerët duke mos treguar se si do të bënin vetë po të mundeshin”, ka thënë Arifi.

Nga ana e tij shefi i shtabit komunal z. Faton Ahmeti para të pranishmëve tha se gjatë katër viteve të ardhshme ekipi i komunës së Tetovës do të fokusohet edhe më tepër në nevojat e të rinjve, duke mundësuar krijimin e programeve dhe ndarjen e granteve me qëllim të realizimit të projekteve nga vet ata.

“Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve tonë dhe në këto zgjedhje tetovarët padyshim me 17 tetor do ta thonë fjalën e tyre, do të votojnë për kandidaten për kryetare të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi dhe listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Blerim Osmani pasi që Teuta dhe Blerimi janë BDI-ja, kurse BDI është partia politike që për 20 vite arriti të ndryshoj konfiguracionin politik të Maqedonisë së Veriut. Për 20 vite BDI arriti të siguroj të drejtat e shqiptarëve duke ndryshuar Kushtetutën e vendit. E kur janë arritur të gjitha këto të mira për qytetarët tonë, ne vazhdojmë më tej, angazhohemi edhe më fuqishëm duke e përqendruar të gjithë energjinë tonë n ë ndërtimin e së ardhmes. Është koha që të angazhohemi edhe më shumë që qytetin tonë ta bëjmë më të pastër, Tetovën tonë ta bëjmë më të blertë, ta bëjmë vend edhe më të mirë për të jetuar”, ka deklaruar shefi i shtabit komunal Faton Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19 kandidat për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë.

Gjatë ditëve të fushatës do të vizitohen të gjitha qytetet, komunat dhe vendbanimet për të prezantuar kandidatët për kryetar komunash dhe këshilltarë komunale.

BDI fushatën nesër do ta vazhdojë në komunën e Dollnenit kurse tubimit qendror do ta mbajë në Pllasnicë ku dhe do të prezantojë Platformën për këtë komunë.

 

Ngjarja paraprake

I urren zhurmat? Ndoshta ngaqë je gjeni

Ngjarja e ardhëshme

Blerim Osmani: Agjendja e gjelbër paraqet plan konkret, të mirëdefinuar dhe real që do të prek çdo familje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian