Ali Ahmeti: Ja kush e keqpërdori vizitën e Kurtit në Shkup e Tetovë (VIDEO)

Kreu i Bashkimit Demokratik për Iintegrim, Ali Ahmeti në një intervistë për ‘RTK Prime’ ka deklaruar se opozita shqiptare në Maqedoninë Veriore e ka keqpërdorur vizitën e kryeministrit Kurti në Çair e Tetovë.

“E mirë dhe e shëndetshme është që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë sepse ju nuk i dini rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju nuk e dini konfiguracionin. E them këtë sepse edhe unë nuk e kam ditur derisa kamë zbritur në Maqedoni të Veriut.

Nuk i kam ditur detajet në këtë shtet. Sa shqiptarë janë dhe ku jetojnë ata. Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses.

Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës. Me të dëgjuar kreun e Komunës së Tetovës, vizita e zotit Kurti është bërë për të mbështetur opozitën. Mua kjo më bëri shumë përshtypje dhe nuk mora ndonjë iniciativë për të bërë takime shtesë në Kosovë, në veçanti me ekzekutivin e Kosovës”, ka theksuar Ali Ahmeti.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka kërkuar për takuar me Liburn Aliu që është më i thirruri në çështjen e hapjes së rrugës Tetovë-Prizren edhe pse në program qeveritar, por edhe në programin zgjedhor të BDI-së me prioritet ka qenë Korridori i 8 dhe aneksi Tetovë-Prizren.

Duke folur për për rrugën Tetovë – Prizren, Ahmeti ka thënë se ajo nuk bëhet me shoqata humanitare, por marrëveshje mes shtetesh.
Ahmeti ka theksuar se ka mbajtur në vazhdimësi linjat shtetërore, komunikimin me shtetin e Kosovës e të Shqipërisë dhe asnjëherë nuk jam involvuar në çështje të brendshme të partive politike si në Kosovë si në Shqipëri.

“Me Kosovën kam disa veçori dhe specifika. Në Kosovë i kam shokët të shpërndarë. Një pjesë të madhe të shokëve i kam në PDK , një pjesë në AAK, një pjesë në lëvizjen Vetëvendosje. Kam miq edhe në LDK dhe ne Lëvizjen për Bashkim, por asnjëherë nuk kamë marrë anë për arsye se mua më është dashur komunikimi me shtetin si me Kosovën ashtu edhe me Shqipërinë”, ka theksuar ai për ‘RTK Prime’.

Duke folur për reagimet e emërimit të rrugës “Adem Demaçi” në Çair, Ahmeti ka theksuar se u ngutën kryeministri e edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Jo njëherë prej meje opozita maqedone ka kërkuar që unë që t’i shajë ata, që atyre tu rritet rejtingu te komuniteti maqedonas.

Story i mëparshëm

Pse të gjithë njerëzit janë të dobët në fotot e vjetra të plazhit? Një shkrimtar del me shpjegim

Story i radhës

Daja: E përfaqësojmë Kosovën

Të fundit nga