ALI AHMETI: 22 nëntori i Manastirit ka të njëjtën peshë me 10 qershorin e Prizrenit dhe 28 nëntorin e Vlorës

“Përmbi zâ që lëshon bylbyli, gjuha shqipe m’shungullon; përmbi erë, qi nep zymbyli, pa ‘da zemrën ma ngushëllon. Gegë e toskë, malësi, jallia jan’ nj komb, m’u dam s’duron, fundë e majë nji âsht Shqipnia, e nji gjuhë t’gjith’na bashkon.”

Përmes disa vargjeve të poezisë “Gjuha Shqipe” e të madhit Ndre Mjeda, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar shqiptarët me rastin e shënimit të 22 nëntorit, ditës së alfabetit shqip.

Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook gjithashtu ka shkruar se 22 nëntori i Manastirit, bashkë me 10 qershorin e Prizrenit dhe 28 nëntorin e Vlorës janë shtyllat e kodit bashkëkohor identitar të shqiptarëve.

Kreu i integristëve, po ashtu ka shkruar se u është mirënjohës rilindësve dhe atdhetarëve ndër dekada e shekuj.

https://www.facebook.com/watch/?v=294015135197166

Ngjarja paraprake

"Regjimi sirian vrau 98 persona në Daraa"

Ngjarja e ardhëshme

​Telashe serioze për Ronald Koeman, humb dy yjet e skuadrës për së paku dy muaj

të fundit nga