Algjeria goditet nga një tërmet 5,9 ballë

Një tërmet me fuqi 5,9 ballë ka goditur qytetin Bejaia në Algjeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për Studime të Astronomisë, Astrofizikës dhe Gjeofizikës, thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në ujërat e Mesdheut, 28 kilometra nga qyteti Bejaia.

Dridhja është ndier në 12 provinca të vendit.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile njoftoi se ende nuk janë raportuar viktima, ndërkohë që gjashtë persona janë lënduar lehtë.

Sipas vlerësimeve të para të dëmeve, tri ndërtesa të vjetra dhe boshe janë shkatërruar, kurse disa ndërtesa në qytet kanë pësuar dëme të lehta.

Një tërmet me intensitet 4 ballë u regjistrua dje në vend, me epiqendër afër qytetit Bejaia.

Ndryshe, më shumë se 2.000 njerëz vdiqën në tërmetin me madhësi 6,7 ballë që ndodhi në Algjeri në maj të vitit 2003.



. .

Ngjarja paraprake

Qëndrimi është gjithçka në karate!

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, urdhër arreste për 75 zyrtarë policorë të dyshuar për lidhje me FETO-n

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian