Alfred Rushaj: Rama e ka poshtëruar Vlorën, do kemi surpriza

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, u ndal në A-Show edhe tre nga qytetet kryesore që cilësohen edhe si kuajt e betejës elektorale, përkatësisht, Tirana, Shkodra dhe Vlora.

‘Është një histori që e kam përsëritur. Më datë 31 mars 1991 Tiranë bëri atë ndryshimin e madh, vrau frikën. Në Tiranë kandidoi njeriu më i fuqishëm në atë të kohë, Ramiz Alia, që kishte gjithçka, në të njëjtin model si ky i sotmi. Në mes të Tiranës, aty ku mendoni se kishin bastionin e tyre, Ramiz Alia humbi përballë një qytetari të thjeshtë.

Unë mendoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë radhë. Shqiptarët nuk duan vetëm rrotacion, por duan që të japin një mesazh që nuk mund të vazhdohet me këtë regjim. Nuk mund të pranojnë që një vend i NATO-s të bëjë një hap mbrapa. Dhe Tirana do ta bëjë këtë ndryshim.

Shkodra

Ata, të PS, realisht e kanë si objektiv 4 mandate në qarkun e Shkodrës, por në fund do të marrin vetëm 3.

Në Shkodër ne pretendojmë që të marrim 8 mandate. Shkodra e ka vrarë me kohë frikën. Sot ata kanë kuptuar që Shqipëria kërkon suportin e tyre maksimal. Dhe do ta bëjnë këtë.

Vlora

‘Që Vlora ka qenë përgjithësisht e majte kjo dihet, kjo nuk është për t’u çuditur. Kjo është historia e votës në Vlorë, Unë mendoj që kryeministër e ka marrë për të mirëqenë suportin që i ka dhënë Vlora.

Unë mendoj që do bëjmë surprizën në Vlorë. Nëse ka një gjë që në Vlorë nuk e durojnë, është poshtërimi dhe nënvlerësimi. Dhe Rama me sjellet e tij u ka dhënë të dyja shkaqet. Rama ka menduar që do ta blejë Vlorën me fasada. Sondazhet tona tregojnë që do të kemi surpriza në Vlorë.’

Ngjarja paraprake

Zbulim sensacional në Kinë, gjendet maska e floririt 3 mijë vite e vjetër

Ngjarja e ardhëshme

Munishi: Kombëtarja duhet ti shërbej kombit, ta nderoj kombin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian