Alex Rodriguez foli për herë të parë për lajmet e ndarjes nga J.Lo!

Ditët e fundit , në rrjet është aluduar se historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka marrë fund.

Disa burime kanë konfirmuar për “E!News” se çifti i famshëm i Hollywood-it i kanë dhënë fund marrëdhënies,teksa të gjithë prisnin që ata të martoheshin.

Ky lajm erdhi i papritur për fansat, sepse dyshja bën postime plot dashuri për njëri-tjetrin në Ditën e Shën Valentinit dhe u shfaqën bashkë në Super Bowl në muajin shkurt.

Gjithashtu, Alex Rodriguez është shprehur më herët se shpresonte që këtë vit do të martohej me Jennifer, duke qenë se ata shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Jennifer Lopez për “Elle”, por ajo shtoi se ata nuk kanë pse të nxitohen për martesë.

Teksa rrjeti zien për lajmet e ndarjes së tyre, Alex Rodriguez ka folur për herë të parë duke i shuar kuriozitetin të gjithëve.

Paparacët e kanë pyetur për marrëdhënien e tij me Jennifer-in teksa ai dilte për vrap, ndërsa Alex tregoi në mënyrë indirekte që s’ka asnjë ndarje.

“Nuk jam beqar”- u shpreh ai, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Gjithashtu, prestigjozia “People” raporton se burime pranë çiftit janë shprehur se ata “janë duke punuar në çift me disa gjëra.”

“Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë”, kanë thënë burime për “People”.

Po i njëjti burim tregoi se dyshimet në lidhje me Madison LeCroy-flirtin e mundshëm të Alex-it- nuk ka lidhje aspak me problemet që dyshja kanë, duke shtuar se distanca është një faktor negativ për marrëdhënien e tyre.

“Ajo po punon në Republikën Domenikane kurse ai është në Miami prandaj e kanë paksa të vështirë ta shohin njëri- tjetrin edhe për shkak të pandemisë. Gjithsesi ata do të përpiqen të qëndrojnë bashkë”, tha burimi.

Ngjarja paraprake

Në qytetin Ubari në jug të Libisë janë kryer 4 sulme ajrore

Ngjarja e ardhëshme

Hemorragji dhe mpiksje gjaku edhe te të rinjtë/ Pezullohet vaksina e AstraZeneca

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian