Alemany: Jemi të hapur për shitjen e Griezmannit

Barcelona duket se është e gatshme të heq dorë nga Antoine Griezmann.

Griezmann së fundmi është lidhur ngushtë me një kalim te Atletico Madrid si pjesë e shkëmbimit me Saul Niguez që do të kalonte te Barcelona.

Drejtori sportiv i ‘Blaugranëve’ Mateu Alemany ka treguar në një intervistë për mediat spanjoll se janë të hapur për shitjen e yllit të tyre.

“Ne e vlerësojmë shumë Griezmannin, ai është një investim i rëndësishëm i klubit dhe ne jemi të kënaqur me të. Duke pasur parasysh situatën tonë ne jemi të hapur për çdo gjë, por do të jetë e vështirë për një ekip të arrijë me një ofertë të mirë në mënyrë që ai të mund të largohet”, tha ai.

Ai gjithashtu foli për situatën e Samuel Umtitit dhe Miralem Pjanicit në ekip.

“Së pari, ata janë lojtarë prestigjiozë. Vitin e kaluar, ata ishin pak protagonist dhe unë e di mendimin e trajnerit në lidhje me ta, të dy e dinë situatën e klubit dhe ne do të vlerësojmë mundësitë”, përfundoi Mateu Alemany.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Rufki Suma e fillon punën nga ora 6:00 e mëngjesit!

Ngjarja e ardhëshme

Osmani: Pipero dhe Çomo, heronj të...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian