Aleksandër Vuçiç uron presidentin e Shqipërisë, ia përmend “Ballkanin e Hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Sipas mediave serbe në mesazhin e tij drejtuar presidentit të ri, ka thënë se të dy vendet së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kthesa e papritur

Story i radhës

Paralajmërohen përmbytje për javën e ardhshme në Kosovë, priten stuhi shiu e breshër

Të fundit nga