Aleatët i vendosin afate Bashës: Brenda 10 janarit vendos për koalicionin ose dalim me listat tona

Në muajt e fundit të 2020 partitë e vogla opozitare ishin në pritje të marrëveshjes parazgjedhore me Partinë Demokratike, por zgjatja e negociatave ka lodhur aleatet. Fatmir Mediu beson se koalicioni me optimal është me Partine Demokratike, por kjo bindje duket se është lëkundur nga mos konkretizimi i formulës se koalicionit parazgjedhor.

“Unë mendoj se çdo vonesë është në dëm të shqiptarëve dhe në dëm të opozitës sepse kam thënë që duhet një bashkim në çdo qendër votimi. Partia Republikane nuk do të pres pafund. Partia Republikane është në fushatë elektorale, ka përcaktuar kandidatet”- shprehet Mediu.

Më i sosuri në durim është Agron Duka. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste vendos afate publikisht se deri kur do ta presë Lulzim Bashën. “Ose të dalim me listë të përbashkët me opozitën e bashkuar ose të shkojmë me variantin B. Nëse ne nuk arrijmë të negociojmë dhe të kemi një listë të përbashkët, unë brenda datës 10 janar, mbajeni mend, brenda datës 10 janar nëse nuk bëhet kjo, do të dalë me listat e partisë Agrare Ambientaliste”- thotë Duka.

Forca e dytë e opozitës, Lëvizja Socialiste per Integrim duket më pak e shqetësuara. Ajo ka gati listën e saj të kandidatëve të cilën do ta bëj publike në ditët e para të vitit të ri.

“Nuk besoj se do të dali një muaj përpara zgjedhjeve. Besoj javët e para të janarit do ta gjej me motorët ndezur. Tani me ne jemi praktikisht në fushatë elektorale”- Braimllari.

Premtimi i Lulzim Bashës në vitin që lamë pas ishte se nuk do priste momentin e fundit për të nxjerrë kandidatët e tij. Për këtë ai inicioi edhe
një garë brenda partisë, e cila u shoqërua me përjashtime dhe kontestime, kandidatët zyrtar duhet të presin edhe pak kohë pasi me parë kryedemokrati si do grupohet opozita para zgjedhjeve, sa vende do japë aleatëve në listë dhe sa do rezervojë për demokratët, të cilët kaluan filtrin e partisë.

Ngjarja paraprake

Konsumonte 12 litra pije me gaz në ditë/ Vdes njeriu më i shëndoshë i Anglisë, peshonte 412 kg

Ngjarja e ardhëshme

Kur dëshiron të ikë nga jeta jote, “hapi portat” dhe lëre të shkojë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian