Aleanca i prishë punët me Danellën, por i mbetet besnike VMRO-së!

Ka qenë i pritur reagimi i Alencës për Shqiptarët pas shkarkimit të ushtruesit të drejtorit të Higjienës komunale të Shkupit nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit për shkak se një familjar i tij duke mbrojtur pronën nga protestuesit e dhunshëm në Sheshin Skenderbeu, ka nxjerrë pistoletën e tij.

Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm, sot për Studio 10 në TV24 ka deklaruar se me shkarkimin e drejtorit të higjienës komunale, përfundon bashkëpunimi i tyre me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Deklarata e tij meriton vëmendje dhe analizë, sepse prej saj shihet besnikëria ndaj VMRO-së, sikur të jetë e pashkëputshme dhe jetike.

“Vetëm në atë hotel, nuk e kuptoj pse shkuan përsëri atje dje? Unë nuk e justifikoj përdorimin e armëve, por nëse provokohen, ne jemi njerëz dhe reagojmë emocionalisht. Të gjithë do të reagonin njësoj. Ai është anëtar i Aleancës që është shkarkuar dhe pasi që u shkarkua historia jonë përfundon me ata në qytet të Shkupit. Sot do të kemi një takim dhe këtu përfundon bashkëpunimi ynë me Danela Arsovskën. Ajo e shkarkoi atë, jo VMRO-DPMNE-ja”, ka thënë Taravari.

“Ajo(pra Danella)e shkarkoi atë, jo VMRO-DPMNE-ja”. Pra, Taravari duke ia hedhur fajin Danellës, amniston nga fajësia mentoren ose bazën politike të saj, që është ajo e VMRO-së, e cila praktikisht e zgjodhi kryetare të Shkupit. Harron po ashtu akuzën që lideri i VMRO-së e hodhi ndaj personit me pistoletë, që sipas tij ka dashur ta vrasë atë! Pra, akuza ka ardhur nga Mickovski dhe është shumë e logjikshme që ai dhe të ketë gisht edhe në shkarkimin e drejtorit të ASH-së nga Higjiena Komunale. Në politikë mund të luash koka-msheftas, dhe nuk mund të pretendosh se publiku nuk të sheh e nuk ta lexon “letrën”.

Duket ashiqare relativizimi i rastit, për të mos prishur marrëdhëniet me VMRO-në, për ta “lokalizuar” fajësinë, ndoshta edhe për të zbutur qëndrimin e akuzës që vetë Taravari e hedh ndaj protestuesve kur thotë “nuk e kuptoj pse shkuan përsëri atje”…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush mund të jetë Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar?

Story i radhës

Qeveria i përcjellë Kuvendit propozim kornizën negociuese të RMV-së me BE-në

Të fundit nga