Albin: Nuk qeveriset vendi me njerëz të papërvojë në politikë, diplomaci, ekonomi,etj…!

Nuk ka asnjë mëdyshje, se në fitoren e LVV-je në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, me 6 tetor 2019 dhe 14 shkurt 2021, kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë votuesit e saj të përkushtuar, por edhe qytetarët e Kosovës të cilët me mbështetjen dhe votën e tyre kanë bërë që LVV-je të dalë bindshëm fituese, mbase në këto të fundit fitoi gati me plebishit popullor. Kjo, për shumë fakte, por ndër më kryesorët ishte vet trendi politik në Kosovë i cili kishte marrë kahje të re të ecjes, dhe, kjo falë kryesisht gabimeve të ish partive në pushtet, PDK-së, LDK-së, AAK-së, NISMA-s, etj., meqenëse për 20 vite populli ishte ngopur me premtime boshe, me rrena, manipulime, korrupsion, vjedhje, uzurpime, pasurim të paligjshëm e deri në varfëri ekstreme !

Po ashtu, rol kyç dhe të pamohueshëm në dy fitoret e LVV-je kanë pasur mediat e shkruara, mjeteve vizive si dhe rrejtët sociale, në veçanti Facebooku, ku me qindra autorë, komentues, shpërndarës të fotografive, videove dhe mijëra informatave nga tubimet dhe fushatat para, dhe ato zgjedhore, kanë lobuar si dhe e kanë mbështetur pa rezervë orientimin politik të LVV-je dhe liderit të saj Albin Kurti, e që pa dyshim, tek populli kanë përçuar frymë ngadhënjyese, pikërisht për ta përkrahur procesin e ndryshimeve të paralajmëruara politike si edhe për ndërprerjen e katrahurës sociale dhe ekonomike në të cilën ish qeveria “Hoti”, ajo “Haradinaj” dhe ajo “Mustafa-Thaçi”, e kishin sjellë Kosovën për më shumë se 15 vite..!?

Prandaj, tani kur qeveria “Kurti-2” duhet të fillojë me realizimin e orientimeve të saj programore për zhvillim konkret në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, gjegjësisht me implementimin e detyrave, projekteve dhe premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, mendoj se kryeministri, z. Albin Kurti, duhet ta ketë në kabinetin e tij një ekip të fortë ekspertësh të shquar në fushat e ekonomisë, politikës së jashtme dhe në diplomaci, atë të brendshme, në kulturë, arsim, shëndetësi, sport, etj., e jo të zgjedh si herën e kaluar një ekip me njerëz në moshë shumë të re, pa asnjë ditë përvojë pune në fushat përkatëse, veçse duhet të angazhojë ekspertë të profileve të ndryshme që kanë kredibilitet moral, me përvojë shumë vjeçare në politikë, diplomaci, ekonomi, etj. !

Nëse me këto ndryshime të reja politike, gjegjësisht me ardhjen LVV-je në qeverisje me votën e sovranit me 14 shkurt 2021, po fillon vërtetë një epokë e re për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane, atëherë që nga sot duhet të marrë fund emërimi në vende udhëheqëse politike dhe shtetërore të miqve, shokëve si dhe të atyre që meritokracinë në parti e marrin si kriter bazë për t’u punësuar. Mbase, kjo logjikë duhet t’i takon të kaluarës, sepse kriteri dhe kushti i vetëm për emërime në poste të larta politike, qeveritare dhe shtetërore, etj., duhet të jenë kriteri i aftësive profesionale, përvoja e duhur si dhe konkursi i hapur me të drejt kandidimi për të gjithë konkurruesit njësojë, dhe atë për çdo vend pune, pa dallim, kuptohet përveç posteve që bëhen me emërime nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Pra, logjika e miqësisë, simpative dhe njohjeve personale, e shokëve nga studimet, bashkëthemeluesve të partisë, bashkë-idealistëve dhe përkrahësve ideologjik, etj., duhet të merr fund njëherë e mirë në Kosovë, sepse siç dihet është po kjo logjikë e mbrapshtë e cila Kosovën e ka sjellë këtu ku është ajo sot, në një gjendje të mjerueshme politike dhe ekonomike, për shkakun më kryesorë, sepse emërimet dhe punësimet janë bërë pa u respektuar asnjë kriter bazë sipas ligjeve. Pra, janë punësuar njerëz krejtësisht të pakualifikuar, të paaftë, të papërvojë dhe të gabuar në vendet e gabuara, siç ishte rasti më eklatant në përfaqësitë tona diplomatike, ku siç dihet janë emëruar ambasadorë, konsuj, këshilltarë apo sekretarë, pa fare njohuri elementare në fushën e diplomacisë si dhe pa asnjë ditë përvoje pune në fushën e marrëdhënieve bilaterale me vendet nikoçire ku janë dërguar. Dhe, ky është shembulli më i keq që Kosovën e ka dëmtuar tej mase, jo vetëm në aspektin material-financiar, por edhe më shumë në aspektin e lobimit si dhe rritjes së numrit të njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës në botë, sidomos mos lobimi tek 5 vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës..!?

Me kuadro të papërvojë, të pashkolluara, jo profesionale në ekonomi, tregti, turizëm, bujqësi, informim, afarizëm, financa si dhe fushave tjera të shumta, është iluzore të priten sukses dhe përparim i duhur, andaj mendoj se është koha e fundit për një reformë edukate edhe në sferën e përzgjedhjes së kritereve për emërime, punësime si dhe caktimin e kuadrove adekuate në të gjitha vendet e punës, andaj pa respektimin e këtyre kritereve është vështirë të bëhen ndryshime rrënjësore në qeverisje, po qese vërtetë synohet që ndryshimi i ri në Kosovë të realizohet me sukses, i cili ishte i shumë pritur nga gjithë votuesit dhe qytetarët e vendit tonë të dashur..!

Ngjarja paraprake

Ava Max shkëlqen me performancën e saj në “Good Morning America”

Ngjarja e ardhëshme

​Slloveni: Kufizimet më të forta të kufirit hyjnë në fuqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian