Alban Ramosaj zbulon sekretin e Beatrixës

Beatrix Ramosaj tashmë ka gati këngën e re.

Kjo u bë e ditur nga vëllai i saj, Alban Ramosaj në një postim në Instagram.

Këngëtarja ka publikuar dy fotografi ku shihet me kufje në vesh dhe mikrofon në dorë.

Albani ka shkruar në komente: “Kush or gati për këngën e re t’trixes boma llajk”.

“Hahaha të urrej. Pis” ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar se nuk ka dashur që të zbulojë njëherë lajmin.

Kujtojmë që kënga më e fundit e Trixës ishte dedikimi për Donaldin, projekt që erdhi si përgjigje e kritikave me të cilat janë përballur për lidhjen e tyre.

Mirëpo, dyshja tashmë janë ndarë.

Kjo ndarje ka ardhur disa ditë pas daljes së Donaldit nga Big Brother.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Franca thotë se sanksionet kanë filluar të kenë ndikim real në Rusi

Story i radhës

Hidhet shorti në Champions League, sfida të zjarrta

Të fundit nga