Alarmohen skuadrat e mëdha, Leipzig e nxjerr në shitje Dani Olmon

Aventura e Dani Olmos në Gjermani nuk pritet të jetë më e gjatë se 18 muaj.

Mesfushori spanjoll u transferua tek skuadra gjermane RB Leipzig në janar të vitit 2020, por klubi po mendon shitjen e tij në fund të sezonit.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se drejtuesit e RB Leipzig po mendojnë shitjen e lojtarit në afatin kalimtar veror.

22-vjeçari ka zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe Leipzig kërkon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Ky lajm se klubi do ta nxjerr në shitje lojtarin ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Liverpool, Arsenal e Milan që e duan lojtarin.

Reprezentuesi spanjoll u ble për 22 milionë euro, derisa Leipzig synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 45 milionë.

Olmo këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Ligës së Kampionëve, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Kujtojmë që spanjolli ka dalë nga akademia e Barcelonës, para se të bënte famën te Dinamo Zagreb në Kroaci.

Ngjarja paraprake

​Ismet Krasniqi zgjidhet kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Ledjana Prenga së shpejti ‘bodybuilder’?! Zbulon planet e saj në "Jashtë Loje"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian