alarm per bombe ne ambasaden ukrainase ne tirane 670d46e96d5e3

Alarm për bombë në ambasadën ukrainase në Tiranë

October 14, 2024
1 minut lexim

Një alarm për bombë u raporua këtë të hënë pranë Ambasadës Ukrainase në Tiranë, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të sigurisë në zonë. Forca të shumta policie u dërguan në vendngjarje, përfshirë edhe njësinë antieksploziv, e cila u thirr për të hetuar dhe neutralizuar çdo kërcënim të mundshëm.

Policia rrethoi zonën për të garantuar sigurinë e publikut dhe personelit të ambasadës, ndërsa njësitë e specializuara kryen kontrolle të hollësishme.

Sipas burimeve të Euronews Albania, alarmi për bombë pranë Ambasadës Ukrainase ka mbërritur përmes një emaili të dërguar në adresën e ambasadës. Pas hetimeve të kryera nga njësia antieksploziv dhe kontrollit të hollësishëm të ndërtesës, është konfirmuar se alarmi ka qenë i rremë.

Pas verifikimeve, stafi i ambasadës është rikthyer brenda godinës dhe situata tashmë është në normalitet. Policia vazhdon hetimet për të identifikuar burimin e këtij alarmi të rremë.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

RENT A CAR

azemi qeveria ka deshtuar ne premtimin per qeveri me duar te pastra korrupsioni po lulezon 670d45ba6a384
Story i mëparshëm

Azemi: Qeveria ka dështuar në premtimin për “Qeveri me duar të pastra”, korrupsioni po lulëzon

melinda ademi bombardon rrjetin shfaqet joshese 670d47d6766ed
Story i radhës

Melinda Ademi, ‘bombardon’ rrjetin – shfaqet joshëse

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë