Alarm fals për Gagliardinin, te Interi kthehen edhe dy futbollistë të tjerë

Alarm fals për Roberto Gagliardinin, i cili la grumbullimin e kombëtares italiane, pasi tamponi i kishte dalë i dyshuar pozitiv. Mesfushori u rikthye menjëherë në Milano dhe iu nënshtrua një tjetër testi, që rezultoi negativ dhe tashmë është vënë nën urdhrat e Antonio Contes

Bashkë me Gagliardinin, në Milano janë rikthyer nga grumbullimet me përfaqësueset përkatëse edhe Andrea Pinamonti e Alexander Kolarov.

I pari ka pësuar një dëmtim në Italinë U21 dhe nesër pritet të kryejë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Mbrojtësi serb ka një problem të lehtë fizik, që nuk e lejoi të zbresë në fushë me Serbinë dhe u rikthye në Milano për të synuar rikuperimin për ndeshjen e të dielës ndaj Torinos, një përballje mjaft e rëndësishme për Interin, që ka mbetur larg kreut.

Ngjarja paraprake

Këto janë ngjarjet e datës 17 nëntor

Ngjarja e ardhëshme

Njihuni me gratë më të dashura, gjenden në 3 shenja të horoskopit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian