Alan Giresse pritet të emërohet trajner i ri i përfaqësueses së Kosovës

Edhe pse në njoftimin e FFK-së nuk është bërë i ditur qëllimi i kësaj konference, ajo ka të bëjë me emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës dhe emri që pritet të zyrtarizohet është francezi Alain Giresse.

Ai do të jetë pasues i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve shumë të dobëta gjatë vitit 2021.

Trajneri në ardhje, Alain Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar. Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.

Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG, Toulouse.

Dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përkohësisht u vështirësua qasje në ueb faqet e Bankës Popullore dhe bankave vendore: Të dhënat janë të sigurta

Story i radhës

U nda edhe me Triksën, Donaldi shihet në krahët e një vajze tjetër!

Të fundit nga