Alain Giresse: Te Kosova do të ftohen lojtarë që luajnë jashtë dhe që kanë cilësi

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Alain Giresse ka bërë të ditur se te Kosova do të ftohen lojtarë që luajnë në klubet ndërkombëtare dhe do të shikohet forma e tyre.

Në një konferencë për meide, francezi u pyet edhe përse nuk është ftuar Leart Paqarada që po kalon nëpër një super formë.

Ai tha se do të ftohen në të ardhmen lojtarë që shfaqin cilësi të larta.

Ne do të shikojmë pas këtyre dy ndeshjeve se cila është gjendja e lojtarëve”, ka thënë Giresse në konferencë për media.

Duam që të kemi lojtarë cilësorë në skuadër dhe lojtarë që angazhohen më shumë nëpër kampionatet ndërkombëtare. Do të shikojmë lojtarë që po kalojnë nëpër një formë të lartë, por kjo nuk do të thotë se lojtarët që luajnë në ligat e huaja, si për shembull që kemi shumë në Francë mund të ftohen vetëm se luajnë jashtë”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Fillimin i negociatave gjatë presidencës franceze do të ishte punë e drejtë

Story i radhës

Osmani: Fillimin i negociatave gjatë presidencës franceze do të ishte punë e drejtë dhe e duhur

Të fundit nga