Alaba drejt Barcelonës

Mbrojtësi i Bayern Munchen, David Alaba është gati të ndërrojë destinacionin nga Madridi në Barcleonë.

Gazetari gjerman i Bild, Christian Falk, ka publikuar një lajm i cili është bërë temë e diskutimeve në Spanjë.

Sipas Falk, Camp Nou e tërheq Alaban më shumë sesa ndonjë transferim diku tjetër.

Alaba kishte deklaruar se e sheh të ardhmen në Spanjë, ku ai dhe agjenti i tij Pini Zahavi deklaruan se e ardhmja e austriakut është larg Allianz Arenas.

Zahavi njihet për lidhjet e tij të mira me tanimë presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

Alaba mund të jetë zgjidhja në mbrojtjen katalunase, ai mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes edhe në të majtë.

Ngjarja paraprake

Komuna e Prishtinës feston 7 dhe 8 marsin me mbjellje të luleve, mbollën mbi një milion sosh

Ngjarja e ardhëshme

E vërteta që fshihet pas kruajtjes së dorës!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian