‘Al-Qassam’ paralajmëron se do të sulmojë Tel Avivin nëse Izraeli shënjestron ndërtesat në Gaza

Brigadat ‘Al-Qassam’, krahu i armatosur i grupit të rezistencës palestineze ‘Hamas’, ka paralajmëruar se do të sulmojë Tel Avivin nëse Izraeli shënjestron kullat civile në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse armiku vazhdon dhe bombardon kullat civile, atëherë Tel Avivit do t’i vijë koha me një sulm raketash më të ashpër sesa ajo që ndodhi në Ashkelon”, tha Abu Ubaida, zëdhënës i grupit.

Dëshmitarët për AA thanë se ushtria izraelite u kërkoi banorëve të kullës së banimit Hanadi në Rripin e Gazës të largohen pasi do të shënjestrojnë dhe shkatërrojnë ndërtesën.



. .

Ngjarja paraprake

Duke u puthur, Atdheu vendos të largohet me Sarën nga programi

Ngjarja e ardhëshme

Gazetarja me përvojë e agjencisë AP, gruaja e parë në krye të Washington Post

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian