Al-Qaeda merr përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve francezë

Një grup terrorist i lidhur me Al-Qaeda ka marrë përgjegjësinë për një sulm ku u vranë tre ushtarë francezë në lindje të Malit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për t’i dhënë fund pushtimit francez të rajonit të Sahelit”, anëtarët e Jama’at Nasr al Islam wal Muslimin “kryen një operacion cilësor kundër një autokolone të forcave pushtuese franceze në rrugën që lidh qytetet Gossi dhe Hombori”, thuhet në portalin francez “20minutes”.

Në raportim thuhet se operacioni “shkaktoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave elitare të ushtrisë okupuese franceze”.

Jama’a Nusrat ul-Islam wa al-Muslimin është një organizatë militante në Afrikën Perëndimore e formuar nga bashkimi i Ansar Dine, Fronti i Çlirimit të Macina-s, Al-Mourabitoun dhe dega sahariane e Al-Qaeda në Afrikën Perëndimore.

Të hënën, presidenca franceze tha se tre ushtarë francezë u vranë në lindje të Malit përderisa automjeti i tyre i blinduar goditi një pajisje shpërthyese të improvizuar. Ata ishin pjesë të operacionit anti-terroris francez “Barkhane”.

Incidenti ndodhi kur shefi i brigadës Tanerii Mauri, luftëtarët Dorian Issakhanian dhe Quentin Pauchet nga regjimenti i parë i Thierville-sur-Meuse ishin në një mision shoqërimi midis qyteteve Gossi dhe Hombori, pranë kufirit me Nigerin dhe Burkina Fasos.

Që nga fillimi i operacionit Barkhane në vitin 2013, 47 ushtarë francezë kanë vdekur.

Më shumë se 5.000 ushtarë francezë janë vendosur si pjesë e operacionit Barkhane i cili drejtohet nga Franca përkrah vendeve 5 shteteve të rajonit: Burkina Faso, Mali, Mauritania, Niger dhe Chad.

Operacioni ka për synim të luftojë kundër grupeve të armatosura terroriste në rajon, veçanërisht Al-Qaeda-n në Afrikën Perëndimore dhe DEASH-in në rajonin e Saharasë së Madhe.



. .

Ngjarja paraprake

Kur dëshiron të ikë nga jeta jote, “hapi portat” dhe lëre të shkojë

Ngjarja e ardhëshme

Rrugët e Stambollit të boshatisura gjatë orës policore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian