Al-Khelaifi: Larje hesapesh me Bayern-in në çerekfinale

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi pret me padurim të sfidojë Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League pas shortit të hedhur në Nyon.

“Dy klubet njihen shumë mirë dhe ka një respekt të madh reciprok mes nesh.

Sezonin e kaluar kemi shkuar shumë afër objektivit në finalen e Champions League dhe presim me padurim të zhvillojmë një tjetër ndeshje emocionuese që do të jetë si një larje hesapesh me Bayern-in”, ka thënë Al-Khelaifi për faqen zyrtare të klubit.

“Kam shumë besim te skuadra jonë. Do të jetë e vendosur të japë më të mirën e saj në atë që do të jetë një nga ndeshje më të mëdha të Champions League”.

Ngjarja paraprake

Yjet e reja befasohen nga ish-anëtarët e “The Beatles”

Ngjarja e ardhëshme

BISHTALECJA ME VESHJE MASHKULLI

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian