Al-Khelaifi i lumtur dhe krenar me emërimin e Pochettinos si trajner i PSG-së

Pronari dhe presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur për trajnerin Mauricio Pochettino, i cili sot (e shtunë) e emërua në krye të ekipit.

Pochettino u konfirmuar zyrtarisht si trajner i ri i PSG-së, duke ardhur në krye të ekipit si pasues i Thomas Tuchelit të shkarkuar.

Trajneri argjentinas u deklarua shumë i lumtur që rikthehet te klubi francez ku kishte bërë karrierë si lojtarë, ndërsa një kohë ishte edhe kapiten.

I lumtur dhe krenar ka dalë të jetë edhe presidenti Al-Khelaifi, i cili e pret me shumë kënaqësi Pochettinon.

“Ne jemi shumë të kënaqur që mirëpresim Mauricio Pochettinon si trajner të ekipit të parë”, ka thënë fillimisht pronari dhe presidenti i PSG-së.

“Jam krenar që shoh ish-kapitenin tonë që kthehet në Paris Saint-Germain, pasi klubi ka mbetur gjithmonë shtëpia e tij”.

“Kthimi i Mauricios përshtatet në mënyrë të përsosur me ambiciet tona dhe do të jetë një kapitull tjetër emocionues për klubin dhe unë jam pozitiv që tifozët do ta shijojnë”.

“Me emërimin e Mauricio Pochettinos, Paris Saint-Germain është i përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë dhe të çojë përpara klubin gjatë viteve të ardhshme”, përfundoi Al-Khelaifi. 

Ngjarja paraprake

Zgjedhjet e 25 prillit/ Astrologu: Do ketë ndryshim madhor që do të mbetet në histori

Ngjarja e ardhëshme

Forcat afgane pretendojnë se kanë vrarë 286 kryengritës talibanë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian