Akuzohet për zhdukjen e Jan Prengës/ Gjykata liron nga burgu Ardian Doçin

Gjykata e Krimeve Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka lënë të lirë ditën e sotme shtetasin Ardian Doçaj, një nga të akuzuarit për rrëmbimin e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar 2020 në Kamëz.

Doçi u lirua nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e avokatit të tij.

Me kërkesë të avokatit mbrojtës, GJKKO, e zëvendoësi masën e arrestit për Doçin nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Ardian Doçi, u vetëdorëzua në polici një ditë pasi Operacioni “Forca e Ligjit” i sekuestroi pasuritë në Shkodër.

Ai është i dyshuar si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020.

Ai u vetëdorëzua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës.

Ardian Doçi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen kriminale.

I arrestuari është i afërt i Gentian Doçit, të akuzuar nga prokuroria si një nga urdhëruesit kryesorë të pengmarrjes dhe më tej vrasjes së Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.

Jan Prenga u rrëmbye më datë 17 janar dhe u godit ndërkohë që po çohej në kompleksin “Golden” sipas policisë. Gjatë asaj dite autorët e nxorën atë të vdekur nga kompleksi duke e futur në qese të zeza për ta groposur diku.

Të arrestuar të tjerë për këtë ngjarje të rëndë janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Ngjarja paraprake

​Ahengu sekret i nxënësve në jug të Francës, ndërhyn policia

Ngjarja e ardhëshme

Policia jep detaje se çka ndodhi në Tophane në Prishtinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian