Akuzohet për evazion, i sekuestrohen 1,69 milionë euro menaxherit të Hysajt e Memushajt

Mario Xhiufredi, menaxheri i disa futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në Itali, ka përfunduar në listën e shkelësve të ligjit përtej Adriatikut. Italiani, titullar i kompanisë “Marat Football Management”, është bërë pjesë e hetimeve të drejtësisë italiane, e cila sot i ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme në llogaritë bankare.

Pas hetimeve ishte arritur në konkluzionin se kompania e tij kishte bërë evazion fiskal, duke mos paguar tatimet siç i përket sipas ligjit. Kështu, ai akuzohet për evazion fiskal dhe do të përgjigjet para gjykatës për këto shkelje.

Prokuroria e Napolit ka dhënë urdhrin për sekuestrimin e pasurive ndaj i janë bllokuar llogari bankare për vlerën 1,69 milioën euro, shkruan Vipsport.

“Ka ndodhur sepse i është kundërshtuar ulja e taksave për shpenzime të viteve 2018 dhe 2019 për sponsorizime, skautim dhe shpenzime reklamash”, shpjegoi avokati i Xhiufredit. “Nuk hetohet as për riciklim parash e as për fatura false. Ai është i pafajshëm dhe këto shpenzime janë bërë të gjitha në sektorin në të cilin vepron kompania”, theksoi avokati në shpjegimin e tij por mediat italiane.

Xhiufredi mori famë në Itali që kur filloi të përfaqësonte Elseid Hysajn, duke i siguruar atij kontratën me Napolin. Më pas, kompanisë së menaxherit iu bashkuan edhe Emanuele Ndoji, dhe Ledian Memushaj, të cilët falë tij siguruan rinovimet e kontratave me shifra të përmirësuara.

Ngjarja paraprake

Kriza e Liverpoolit, Shaqiri e ka një shpjegim

Ngjarja e ardhëshme

Humbi babanë në një moshë shumë të re, Jona Spahiu rrëfen e prekur momentet e fundit me të

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian