Akuzohen se vranë babë e bir/ Kalon në SPAK dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka marrë në shqyrtim dosjen penale kundër Ardjan Çapjas dhe Florenc Çapjas.

Xhaxha dhe nipi i tij, si dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit, vrasje e dyfishtë e ndodhur në vitin 2012.

Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj ka shpallur moskopetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, t’i kalojnë për hetime të mëtejshme SPAK-ut.

Argumenti qe i ka kaluar SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe dhënia e urdhëravre për ekzekutimin e personave.

Ardjan Çapja përfundoi në prangat e policisë më 29 mars, ndërsa në kërkim është Florenc Çapja. Arrestimi i Ardian Çapjas ndodhi pak ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021”për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

Ngjarja paraprake

Vriten pesë persona brenda një shtëpie në SHBA, dy prej tyre të mitur

Ngjarja e ardhëshme

Selami-Bunjaku: Sigurojmë trajtim dhe të drejta të barabarta për të gjithë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian