Akuzë e fortë nga Spanja

Një presion i madh politik, jo ai i tifozëve është shkaku i tërheqjes së skuadrave nga Superliga, sipas medias spanjolle.

Skuadrat angleze kanë zgjedhur të bëjnë prapakthehu nga 12 themeluesit e kompeticionit të ri.

Liverpool, Tottenham, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United duket se e kanë braktisur përfundimisht idenë e turneut të ri “anti-Champions”, themeluar së bashku me Real Madrid, Barcelona, ​​Atlético Madrid, Juventus, Inter dhe Milan. Sidoqoftë, çështjet “mjedisore” nuk duket të jenë arsyet e vetme. Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, ekziston edhe një arsye ekonomike: ofertë parash nga UEFA.

Gazeta spanjolle ka mësuar se UEFA ka luajtur një rol thelbësor në vendimin e gjashtë të mëdhenjve të Premier League për të hequr dorë nga Superliga.

Ajo ka propozuar një ofertë ekonomike për klubet angleze, që t’i bindë ato të tërhiqen. Kjo ofertë, megjithatë, nuk arriti në klubet spanjolle, të cilat nga organi më i lartë europian shihen si armiku kryesor, i udhëhequr nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez. Pikërisht për këtë arsye, skuadrat spanjolle nuk kanë marrë ende një pozicion negativ në mosmarrëveshjen e turneut të ri. Në të vërtetë, Barcelona dhe Real Madridi duken larg braktisjes së idesë së Superligës.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Numri i të infektuarve dhe hospitalizimeve me Kovid-19 po bie, por duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm

Ngjarja e ardhëshme

Aprovohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, dënohet me 700 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian