Akuzat qesharake (edhe për fëmijët) të Ramushit!

Kur e kam dëgjuar intervistën e parë (menjëherë pas luftës) të Ramush Haradinajt, më qe krijuar përshtypja se ai, pra Ramushi, atëherë djalë i ri ishte sa modest aq edhe i arsyeshëm. Në atë intervistë ai, pra Ramushi, në mes tjerash pat thënë:(parafrazim) kam bërë aq sa kam mundur për Kosovën!

Kjo thënie e tij, e një ushtaraku të sapo dalë nga lufta meritonte dinjitet dhe respekt. Siç duket nën petkun ushtarak Ramushi ishte i vetvetes dhe i disiplinuar deri në vetëmohim! Se përse pastaj e zhveshi petkun e ushtarakut dhe e veshi petkun e politikanit nuk dihet, por ajo që dihet është se nën petkun e politikanit, ai nuk do të ishte më modest siç ishte nën petkun e ushtarakut!

Siç duket nën petkun e politikanit atij ju shtuan ambiciet dhe në çdo prononcim para mediave do të tregonte ambiciet e tij tepër të mëdha, që realisht binin ndesh me aftësitë e tij (edhe mendore?!).

Që në zgjedhjet e para(komunale) të Kosovës të pas luftës, ai do të linte modestinë anash dhe do të tregonte ambiciet e tij politike. Gjatë fushatës zgjedhore në një pyetje para medias se: a do të konkurronte ai për postin e kryetarit të komunës së Deçanit ai do të përgjigjej: (parafrazim) jo, posti i kryetarit të komunës për mua është tejet i vogël. Unë do të konkurroj për kryetar (president) të vendit, kur të vijë koha?!

Deklaratat e tij, pra të Ramushit, në fillim u morën si deklarate humoristike, të një personi që edhe kur fliste linte shumë për të dëshiruar (dhe i tillë është edhe sot) dhe nuk i bënin askujt përshtypje!

Por, me kalimin e kohës, ambiciet e tij morën krah(sigurisht edhe me nxitjen e atyre që i rrinin pranë) dhe që në zgjedhjet e dyta nacionale(falë pazareve politike) ai, pra Ramushi do të fitonte hiç më pak se postin e kryeministrit të vendit?!Veçse atë post nuk do ta ushtronte gjatë, me që Gjykata ndërkombëtare e Hagës do të ngriste akuzë ndaj tij. Vajtja e tij në Hagë do të përcillej edhe me lot nga servilët e tij, por nga atje ai do të kthehej në mënyrë triumfuese! Kthimi i tij si i pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare, do të ia ngriste rejtingun politik. Dhe Ramushi do të shfaqte sërish ambiciet e tij për postet më të larta politike të vendit! Veçse në zgjedhjet nacionale të të gjitha kohëve partia e tij nuk do ta kalonte pothuajse asnjëherë tetë përqindëshin e fitimit të votave!

Megjithatë, falë pazareve politike, Ramushi do të zgjidhej sërish në postin e kryeministrit të vendit, post në të cilin ai do të tregonte tërë injorancën dhe paditurinë e tij në ushtrimin e atij posti të lartë politik. Fatmirësisht, për te dhe për vendin, posti i tij politik u ndërpre tash nga Gjykata speciale e Kosovës, me seli në Hagë, përndryshe nëse do të qëndronte në atë post deri në fund të mandatit, do ta bankrotonte vendin financiarisht dhe vet mund të përfundonte prapa grilave!

Ngjarja paraprake

Nëse nuk e dini, këto veprime po shkatërrojnë thonjtë tuaj

Ngjarja e ardhëshme

COVID-19 në Gjermani: Merkel për një mbyllje afatshkurtër të vendit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian