Akuzat e opozitës për mos informim të qytetarëve/ Balluku: Nuk janë të vërteta!

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku fjalën e saj gjatë mbledhjes virtuale të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës.

Balluku tha se qeveria është akuzuar nga opozita se nuk ka informuar qytetarët në lidhje me situatën, por që sipas saj kjo nuk është e vërtetë.

Ministrja shton se zëvendës ministrat e qeverisë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët nëpërmjet medieve .

Balluku: Dua të them diçka për akuzat politike se nuk kemi informuar popullin për situatën. Të gjithë zv.ministrat kanë qenë në komunikim me qytetarët me anë të medieve.

Ne i kemi komunikuar në publik pa ndërprerje. Edhe Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor i ka bërë me dije publikut se çfarë masash duhen marrë në këto kushte.

Akset rrugore. Kemi qenë në gatishmëri më shumë se dy javët e fundit, por reshjet e fundit kanë sjellë shqetësime sidomos në ultësirën perëndimore, por kontraktorët e mirëmbajtjes kanë qenë të angazhuar për përballimin e situatës.

Disa nga akset rrugore në veri të vendit kanë pasur probleme, por që janë eliminuar nga kontraktorët e mirëmbajtjes që janë në terren në 24 orë.

Ngjarja paraprake

McCarthy: Një gjykim ndaj Trumpit do ta ndante më shumë vendin tonë

Ngjarja e ardhëshme

Mozzik nuk e përjashton mundësinë që të jetojë sërish me Loredanën në Zvicër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian