akuzat e alibeajt per grupimin e berishes kikia duket se ka pasur nje lloj gare kush ti qaset me shume qeverise per te 65f13e0e0bff1

Akuzat e Alibeajt për grupimin e Berishës, Kikia: Duket se ka pasur një lloj gare kush t’i qaset më shumë qeverisë për të…

March 13, 2024
1 minut lexim

Duke komentuar deklaratat e Enkelejd Alibeajt, i cili akuzoi për tradhti grupimin e Sali Berishës, gazetari dhe opinionisti, Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se konsensusi është një hap pozitiv.

“Këto akuza për tradhti kanë qenë retorikë e përhershme në PD. Erdhi radha që edhe PD e z.Basha të akuzojë partinë e z.Berisha për tradhti. Duket se ka pasur një lloj gare kush t’i qaset më shumë qeverisë për të përfituar edhe pse nuk dua ta paragjykoj zhvillimin e fundit pasi e konsideroj një zhvillim pozitiv në shërbim të qytetarëve. Këto akuzat për tradhti, mendoj se ndaj politika është politikë dhe morali nuk i shkon.

Shpesh ajo bën kompromise përkundër asaj që ka deklaruar më herët. Besoj se në këtë hulli është duke ecur në këto momente. Përtej akuzave, ajo që është e rëndësishme është të shkohet drejt jo kompromiseve për hir të interesave dhe dëm të interesave të qytetarëve. Nëse kthejmë kokën pas, ca dëme të mëdha janë bërë në dëm të interesave të qytetarëve.

Ky ligj zgjedhor, kjo katrahurë, që po përpiqemi ta ndryshojmë, ka ardhur si pasojë e një kompromisi të madh politik. Sa herë dëgjoj për negociata më shumë kam frikë se shpresë se pas marrëveshjeve do të ketë pasoja. Historia e tradhtive nuk shkon, por dua që në këtë rast të ketë një lloj transparence”, tha ai.

MARKETING

RENT A CAR

pentagoni njofton per 300 milione dollare armatime te reja per ukrainen 65f137425a9bf
Story i mëparshëm

Pentagoni njofton për 300 milionë dollarë armatime të reja për Ukrainën

izraeli sulmon libanin tre te vdekur 65f13e486ff6e
Story i radhës

Izraeli sulmon Libanin, tre të vdekur

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë