Akuza për komplot për udhëheqësit e “Proud Boys”, grupit që sulmoi ndërtesën e senatit në Washington

Udhëheqësit e grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys”, dukë përfshirë edhe kryetarin e këtij grupi, Enrique Tarrio, janë ngarkuar me akuzat për komplot dhe planifikim për sulm në kryeqytetin e SHBA-ve me 6 janar të vitit 2021, në mënyrë që ta pengojnë certifikimin e fitores së Joe Biden si President.

Ngarkimi me këto akuza ndaj Tarrio dhe katër udhëheqësve të tjerë të “Proud Boys” nga prokurorët federalë të cilat vijnë pas ngarkimit me akuzat e mëparshme për pengim të procedurave kongresiste, shihet si një zhvillim i madh në hetimin ligjor në lidhje me sulmin ndaj ndërtesës së senatit.

Në leximin e aktakuzës me 33 faqe gjatë së hënës në Washington, departamenti i drejtësisë tha se Tarrio dhe të pandehurit tjerë Joseph Biggs, Ethan Nordean, Zachary Rehl dhe Dominic Pezzola për disa muaj kanë përdorur aplikacione për mesazhe të koduara për të ndaluar me forcë certifikimin e fitores së Biden.

Akuzat e reja ndaj udhëheqësve të “Proud Boys” vijnë disa ditë para se seancat dëgjimore të hetimit paraprak të kongresit të fillojnë të shfaqen në televizion, ku pritet që pjesërisht të ekzaminohet edhe fajësia e Donald Trump në lidhje me ngjarjet e 6 janarit të vitit 2021.

Një nga pjesëtarët e grupit, Charles Donoghue, i cili më parë ishte i akuzuar bashkë me Tarrio dhe të pandehurit të tjerë për pengimin e procedurave kongresiste, gjatë prillit e pranoi fajësinë dhe pranoi marrëveshjen për bashkëpunim për ndihmë në hetimin ligjor ndaj grupit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Elgit Doda sjell një version akustik të “A e din, Ku je, TL”

Story i radhës

Kosova dinjitoze dhe opozita skandaloze

Të fundit nga