“Filipçe dhe Zaev janë direkt përgjegjës që njerëzit vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit dhe vendeve në spitale, me dorëheqje do të shpëtojnë jetë.
Filipçe për nëntë muaj nga fillimi i epidemisë me koronën tregoi dhe dëshmoi vetëm një gjë – se është i paaftë dhe se nuk di të ballafaqohet me pasojat e korona krizës.
Rezultati i paaftësisë së Filipçes me më shumë se 1500 persona të vdekur ose më saktë 1511 qytetarë.
Maqedonia në rajon dhe në Evropë sipas numrit të të vdekurve në një milion banorë është në majë të listave.
Filipçe lë çdo ditë të vdesin dhjetëra qytetarë.
Filipçe për nëntë muaj nuk siguroi shtretër spitalor, qytetarët i lë të presin nëpër korridore, madje edhe të vdesin nëpër korridoret e spitaleve, i la pa terapi të mjaftueshme dhe adekuate, nuk ka oksigjen për të sëmurët dhe pritet me orë të tëra që përfundon deri te humbja e jetëve të qytetarëve.
Filipçe nuk kujdeset as për personat mjekësor, nga fillimi i epidemisë janë pa pajisje mbrojtëse personale adekuate.
Dhe derisa ndodhin këto skenarë të ri, Filipçe dhe ekipi i Zaevit shpallën gjendje krize, ndërsa paralelisht edhe caktuan edhe zgjedhje në Shtip.
Dita e tretë nga gjendja e krizës nuk ka asnjë masë, cili është qëllimi i ARM-së të bëjnë agjenci për sigurim?! Për të gjithë këtë duhet të ketë përgjegjësi – menjëherë!” – thonë Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.