Aktorja e famshme revoltohet me presidentin rus: Uroj që jeta e tij të jetë e mjerueshme

Janë të shumtë personazhet e famshëm të ekranit që kanë vendosur që ta tregojnë publikisht se janë kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili prej 4 javësh ka nisur një luftë në Ukrainë.

Mes tyre është edhe aktorja e njohur e serialit “How I met your father”, Hilary Duff. Kjo e fundit e ka kritikuar ashpër presidentin rus.

Ajo ka postuar në “Instagram”-in e saj disa imazhe prekëse nga Ukraina dhe bashkëngjitur me to, Duff shprehet e revoltuar duke treguar se ndihet e “pafuqishme dhe e mërzitur”.

“Lakmi, në djall të shkojë Putin. Shpresoj që ekzistenca e tij të jetë e vetmuar, torturë dhe bosh. Paratë nuk i bëjnë njerëzit e lumtur. Mund ta bëjnë jetën më të lehtë, por me hirin e Zotit uroj që jeta e tij të jetë e mjerueshme. Të shikosh lajmet është e dhimbshme. Nuk mund ta imagjinoj realitetin që po kalojnë ata ditë pas dite. Frikë. Humbje. Të humbasësh gjithçka që ti do dhe ke punuar fort. Të të ndajnë nga familja ose t’i shikosh ata të vdekur. Ata nuk kanë mundësi të jenë të qetë. Pa ushqim.

Njerëzit ukrainas kanë një farë krenarie dhe forcë të paimagjinueshme. Tani po dëgjoj se trafikimi i qenieve njerëzore është një problem për të gjithë fëmijët dhe gratë që ikin nga vendi. Përlotem kur e mendoj këtë. Ti shpëtosh një ferri, për të përfunduar te një tjetër. Si është e mundur që bota të jetë në këtë mënyrë? Si mundet që njerëzit të bëjnë gjëra të tilla te një tjetër qenie njerëzore? Ndihem e pafuqishme, e mërzitur dhe e inatosur dhe thjesht doja ta ndaja. Më vjen keq edhe për njerëzit në Rusi. Nuk mund ta imagjinoj se ata duan të përshihen në këtë”, ka shkruar aktorja e famshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Objektivat e Messit në të ardhmen

Story i radhës

Nëse lufta vazhdon Ukraina mund të mbetet pa grurë!

Të fundit nga