Aktori i njohur u pagua 60 mijë euro për të pranuar publikisht se është homoseksual

Aktori i famshëm, Gabriel Garko, para pak ditësh pranoi publikisht se është homoseksual.

Në një përballje me ish-partneren e tij, me të cilën ishte i fejuar, zbuloi para kamerave se kishte ardhur koha të lirohej nga ky sekret.

Kjo gjë u bë shumë e madhe në media, por, për të bërë këtë veprim para publikut thuhet se Garko u pagua me mijëra euro.

Ishte gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli, që ka zbuluar se rrëfimi i tij nuk ishte falas, sipas saj ai është paguar mirë nga dy televizione të njohura italiane.

Në total aktorit të njohur i kushtoi ky rrëfim i së vërtetës 60 mijë euro, por kjo ende nuk është konfirmuar.

“Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’”- është shprehur gazetarja.

Ndërsa aktroi dhe dy televizionet e përfshira në këtë lajm nuk kanë reaguar ende.

Ngjarja paraprake

Indi, zemërim për djegien e viktimës së përdhunimit nga policia

Ngjarja e ardhëshme

Mediat e Azerbajxhanit publikojnë videon: ‘Shkatërrimi i tankeve të armikut’

të fundit nga