Aktori i famshëm do të bëhet baba për herë të 7-të

Alec Baldwin do të bëhet sërish baba. Gruaja e tij, Hilaria njoftoi të martën se është në pritje të fëmijës së 7-të.

Lajmi vjen vetëm disa muaj pas tragjedisë në xhirimet e filmit Rust, ku mbeti e vrarë kineastja, Halina Hutchins.

“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito po vjen këtë vjeshtë. Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe ne jemi shumë të lumtur me këtë surprizë,” shkroi ajo.

Ajo ndau gjithashtu një video nga momenti ku iu jep lajmin fëmijëve të tjerë. “Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve—siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ri është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë në kohë të tilla të pasigurta, “vazhdoi ajo.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qyteti lindor i Ukrainës, Lysychansk, është granatuar nga rusët në mëngjesin e sotëm

Story i radhës

Sërish shpërthime në afërsi të Kievit

Të fundit nga