Aktgjykimi për rastin “Ruskoska kundër VMRO-DPMNE-së” më 13 tetor

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Gjykata Civile Shkup më 13 tetor do të publikojë nëse në spotet e VMRO-DPMNE-së, kundër prokurores Vilma Ruskoska, ka pasur shpifje ose mendim kritik. Avokatët e palëve me qëndrime të kundërta lidhur me atë nëse spotet zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, kanë qenë për dëmtimin e imazhit të prokurores Ruskoska, ose nëse kjo bie në kategorinë e lirisë së të shprehurit.

Në spotet e quajtura nga koalicioni për “Ripërtëritjen e Maqedonisë” nuk ka kurrfarë kritike publike për punën e prokurores Vilma Ruskoska, as për veprimin e saj, tha sot avokati Pançe Eftimov, i autorizuar i prokurores Vilma Ruskoska, pas përfundimit të seancës për rastin e Ruskoksë kundër VMRO-DPMNE-së.

“Është fakt se është lejuar kritika e faktorëve ativë në procesin zgjedhor që prokurorja Vilma Ruskovska nuk është, as nuk është person i cili është zgjedhur nga Kuvendi i RMV as nuk ka marrë pjesë në procesin zgjedhor. Vilma Ruskoska është zgjedhur nga trupi profesional i cili është zgjedhur nga prokurorët publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu që mbrojtja e VMRO-DPMNE-së, koalicionit “Për ripërtëritjen e Maqedonisë” Igor Janushev dhe Hristisn Mickoski se është kritikë për punën e një funksionari publik nuk është i arsyeshëm, as i bazuar”, theksoi avokati Eftimov.

Ai shtoi edhe se lartësia e dëmit është tërësisht i parëndësishëm në këtë rast.

Avokati i palës së paditur, Pançe Dushkovski, para gazetarëve theksoi se shpreson se vendimi që do të sillet nga Gjykata, do të jetë tërësisht në pajtim me praktikën e Gjykatës në Strasburg.

“Thelbi i kësaj lënde nuk është nëse VMRO-DPMNE ose cilado parti politike do të paguaj dëm për gjoja shpifje të bërë. Thelbi i kësaj lënde është nëse do të kemi mendim kritik dhe liri të shprehjes në Republikën e Maqedonisë në pajtim me standardet etike ose do të kemi demokraci fiktive. Këtu flasim për liri të mendimit dhe liri të të shprehurit”, deklaroi avokati Dushkovski.

Dëmshpërblimin që e kërkon prokurorja Vilma Ruskoska nga VMRO-DPMNE, për kompensimin e dëmit jomaterial është 614 mijë denarë.

Aktgjykimi për këtë lëndë është caktuar për më 13 tetor. shk/

 

 

 

Ngjarja paraprake

E shpjeguar thjeshtë, çfarë janë ndryshimet e miratuara sot ?

Ngjarja e ardhëshme

Dembele nuk stërvitet te Barcelona – afër kalimit te Manchester United

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian