Aksioni “I arratisuri” në MPB: Janë arrestuar 59 persona për dy javë për dënime me burg deri dhjetë vjet

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të operacionit operativ “I arratisur”, po ndërmerr masa intensive për gjetjen dhe arrestimin e personave që janë objekt i kontrollit, gjegjësisht të cilët kërkohen për vuajtje të dënimit me burg nga institucionet e ndëshkuese përmirësuese në vend, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski.

“Nga aktivitetet e ndërmarra deri më tani në periudhën prej 15.09 deri më 01.10.2020 në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, u zbuluan dhe arrestuan 59 persona, të cilët më pas u dënuan me burg deri në dhjetë vjet dhe u mbajtën në institucionet e vuajtjes së dënimit”, tha Angelovski.

Përveç kësaj, shtoi ai, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me policinë nga vendet e tjera, ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për zbulimin dhe ekstradimin e personave që janë arratisur nga vendi ynë, dhe janë objekt i kërkimit nga institucionet tona.

“Një person i ekstraduar nga Gjermania është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej 32 vjet e gjashtë muaj. Një person është ekstraduar nga Austria i cili kërkohet për dënim me burg prej dhjetë vjetësh, dhe disa persona të tjerë gjithashtu janë ekstraduar gjatë kësaj periudhe”, informoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Shtoi se Sektori i hetimeve për bashkëpunim policor ndërkombëtar vazhdon me aktivitete intensive për zbulimin dhe arrestimin e personave të kërkuar me fletë-arrest. sn/

Ngjarja paraprake

Në Llazicë të Malishevës asfaftohen edhe tri rrugë të reja

Ngjarja e ardhëshme

Rusi, mbi 1 milion e 215 mijë të prekur nga COVID-19

të fundit nga