Tetovë, 2 tetor 2020 (MIA) – Organizata komunale e Kryqit të Kuq Tetovë së bashku me ekipin profesional nga Shërbimi për Mjekësi të Transfuzionit pranë Spitalit Klinik të Tetovës për sot organizojnë aksion të ri për dhurim të gjakut Xhepçishtë.
“Dhurimi i gjakut do të zbatohet në hapësirat e xhamisë në fshatin Xhepçishtë, Komuna e Tetovës sot nga ora 13.30 deri në 16.00”, informojnë nga Kryqi i Kuq i Tetovës.
Ky aksion për dhurimin e gjakut ishte planifikuar për më 21 gusht por u shty për datën e sotme. as/ar/