aksidentohet rende ministri i mbrojtjes i kroacise vdes shoferi i automjetit me te cilin u ndesh 654f5a7e5a8e5

Aksidentohet rëndë ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, vdes shoferi i automjetit me të cilin u ndesh

November 11, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon që po vinte nga drejtimi i kundërt, me ç’rast shoferi i kombit ka vdekur në vend të ngjarjes.

Fotot e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë. Vetura e Bonazhiqit është rrokullisur në krah, ndërsa kombi të cilin e ka goditur ka dalë jashtë rrugës.

Zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Milic, raportoi se ministri Banozhiq ka pësuar lëndime serioze trupore si pasojë e aksidentit, por se është jashtë rrezikut për jetë.

“Ministri ka pësuar lëndime serioze trupore, sipas vlerësimeve të para të doktorëve, por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Milic, raporton “Index.hr”.

Ai tha po ashtu se Banozhiq ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Vinkovcit dhe se ai do të transferohet në spitalin e Osijekut.

Drejtori i Spitalit të Vinkovcit, Krunoslav Shpoçiq, ka konfirmuar për transmetuesin publik kroat HRT se ministri “lëndime kryesisht në kokë dhe tru, por tani për tani ai është i vetëdijshëm”.

Qeveria kroate i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që vdiq në aksident.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tre hapa per funksionimin e duhur te kondicionerit ne dimer 654f59147632b
Story i mëparshëm

Tre hapa për funksionimin e duhur të kondicionerit në dimër

shpenzime luksi udhetime dhe arredime zyrash rithemelimi denoncon lindita nikollen shpenzoi 12 mln euro ne 10 muaj 654f5fe437399
Story i radhës

“Shpenzime luksi, udhëtime dhe arredime zyrash”, Rithemelimi denoncon Lindita Nikollën: Shpenzoi 12 mln euro në 10 muaj

Të fundit nga

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij. Reprezentuesi i
ShkoLartë