Aksidenti me 5 viktima/ Eksperti rrugor: Ishte parakalim i gabuar, sinjalistika ishte në rregull

Eksperti rrugor, Fatmir Hasho foli në “Shqipëria Live” lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, ku humbën jetën 5 persona, mes tyre një çift i sapo fejuar.

Hasho tha se aty ku ka ndodhur aksidenti, sinjalistika ishte në rregull, por kushtet e motit dhe parakalimi i gabuar, shkaktuan aksidentin e rëndë me 5 viktima.

Ai shtoi se parakalimi i gabuar dhe shpejtësia po shkaktojnë çdo ditë aksidente.

Fatmir Hasho: Rruga ku ndodhi aksidenti e kishte sinjalistikën në rregull. Në kushtet atmosferike, Kodi Rrugor i përcakton rregullat. Nuk ka nevojë për komente, ama veprime të tilla i shohim çdo ditë. Në kushtet normale, ajo rrugë e ka 80 km/orë, në rast të kushteve atmosferike do të ulet shpejtësia. Në rastin konkret kemi një parakalim të gabuar, përplasja kokë më kokë është parakalim i gabuar. Shkelje flagrante e Kodit Rrugor. Unë e kam cilësuar si një nga akset më të rrezikshme, por ajo rrugë ashtu ka qenë historikisht dhe aksidentet kanë ndodhur vetëm për shkak të parakalimeve të gabuara. Në parakalime të gabuara është shpejtësia shumë e lartë. Është një problematikë, s’dua të paragjykoj më se ata kanë humbur edhe jetën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti bën kërkesë për anëtarësim në NATO, paralajmëron Vuçiç: Ditën që Kosova do pranohet, Serbia nuk do heshtë

Story i radhës

Marina ukrainase godet anijen ruse

Të fundit nga