Aksidenti i rëndë me një viktimë në Fushë-Krujë, policia del me reagimin zyrtar

Policia e Krujës ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Krujë – Thumanë.

“Blutë” bëjnë me dije se shofer ka qenë shtetasi Julian Koçaj, 34-vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasoja automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga kjo përplasje mësohet se ka ndërruar jetë pasagjeri, Luan Dukaj, 50 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Krujë/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon seanca gjyqësore për spitalin modularë në Tetovë

Story i radhës

Tre shenjat e Horoskopit që mund të përfundojnë vetëm

Të fundit nga