Aksidentet e shpeshta në hyrje të Sarajit, prononcohet kryetari Blerim Bexheti

Kryetari komunës së Sarajit Blerim Bexheti në një deklaratë për KlanMacedoni u prononcua rreth aksidentit që ndodhi sot në hyrje të Sarajit.

”Fatkeqësisht aksidente jo vetëm sot por ka pasur edhe në të kaluarën, sigurisht është e nevojshme një rrethrotullim , angazhimi ynë ka qenë permanent por siq janë të njoftuar edhe qytetarët kompetencat janë të qytetit të Shkupit, ku njëherë thonë se nuk ka parametra gjërsie njëherë thonë që do ndajmë mjete të projektojmë, kështu nëse ndan mjete për projektimin paraprakisht duhet të merren parametrat nga sektori urbanizimit, shpresojmë që qyteti i Shkupit do të gjejë zgjidhje, sepse realisht ka pasur jo sinqeritet që thonë se s’ka parametra gjërsie, mirë është që përfundimisht që qartësohet ajo punë, pasi që është e nevojshme jo vetë, për qytetarët e Sarajit por edhe për ata qytetarë që vijnë nga Tetova për hyrje në Shkup. Gjithë kjo do të lehtësonte banorët e komunës së Sarajit, Kondovës dhe gjithë tjerave por mbetet të shohim”, deklaroi kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti.

Në pyetjen e gazetares së KlanMacedoni se a ka plan për këtë dhe kur do të realizohet,   Blerim Bexheti tha:

”Realisht nuk ka plan për këtë por vetëm një kumtesë nga qyteti i Shkupit për projektim por deri tani nuk ka ndonjë komunikim me komunën për këtë por vetëm një kumtese nga qyteti i Shkupit për projektim por deri tani nuk ka ndonjë komunikim me komunën për këtë çështje”./KlanMacedonia/

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arifi monitoron nga afër shkollat në komunën e Likovës

Story i radhës

Lewandowski arrin marrëveshje personale me Barcelonën

Të fundit nga