Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qendër të Tetovës në afërsi të Xhamisë së Larme.
Vetura e tipit BMW është rrokullisur, ndërsa ende nuk ka informacione rreth gjendjes së pasagjerëve.
Sipas dëshmitarëve, shkak i aksidentit ka qenë shpejësia e madhe, njofton TV Koha.
Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rastit.
Burimi: alfax.mk