Aksident trafiku, humb jetën 34 vjeçari nga Manastiri

Gjatë nja aksident trafiku që ka ndodhur dje pasdite në rrugën Manastir- V.K. Mexhitlija jetën e ka humbur 34 vjeçari nga Manastiri.

Nga SPB-Manastir njoftojnë se aksidenti është regjistruar në udhëkryqin mes fshatit Bistrica dhe Optiçari, kur automobili “Reno Megan”, me targa të manastirit, drejtuar nga tanimë i ndjeri A.B. për shkaqe të panjohura ka dalë nga rruga.

Në vendngjarje vozitësi ka marr plagë të rënda ndërsa rrugës për në Qendrën Klinike të Manastirit edhe ka nderuar jetë.

Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Hetim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-Manastir.

Ngjarja paraprake

Lajm i mirë për Napolin, Mertens eviton lëndimin

Ngjarja e ardhëshme

Xhaka: Duhej të punonim shumë për këtë fitore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian