Aksident spektakolar sonte në Gostivar | VIDEO

Një aksident spektakolar me finesat e një filmi horor ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në Gostivar. Fordi me targa të Shkupit i parkuar në rrugën “Kej Vllazërim Bashkimi”, është mbështetur për objektit kolektiv, pasi vetura e markës “Audi- A3” me shpejtësi të madhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me “Fordin” e parkuar, njofton Gostivari Sot

Për fat të mirë, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, madje as shoferi që drejtonte veturën e markës “Audi”.

Dëshmitarët e rastit i thanë Gostivari Sot që vetura që shkaktoi aksidentin ka qenë në shpejtësi të madhe, dhe për pasojë drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin.

Ata thanë që rasti mund të ishte fatal, pasi vetëm pak minuta para se të ndodhte aksidenti, aty afër kanë qenë një grumbull punëtorësh që kanë pritur autobusin për të udhëtuar në vendin e punës në ndërrim të tretë.

Aksidenti që ndodhi pranë Ordinancës Stomatologjike M – Dental, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Krahas dëmtimit të dy makinave të përfshira në aksident, janë dëmtuar shenjat e komunikacionit, gardhi prej hekuri përskaj rrugës si dhe disa shtylla të ndriçimit publik.

Në vendngjarje doli ekipi i Policisë dhe punon në verifikimin e rrethanave që çuan deri tek aksidenti.

Gostivari Sot gjatë ditës së nesërme do të ua përcjellë informacionin zyrtar nga ana e organeve të rendit.

Ishte ky aksidenti i dytë i ndodhur sot në qytetin e Gostivarit. Në rastin e parë që ndodhi në rrugën “Beliçica” ndodhi përplasje në mes të veturës “Fiat Çinkvecento” me targa Gostivarit e drejtuar nga E.R. (31) nga Gostivari, veturëst “BMW” me targa Gostivarit e drejtuar nga S.S. nga Gostivari dhe një Mjet ngarkues “Iveco” me targa të Shkupit që ka qenë i
parkuar.

Në këtë aksident, shoferi E.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin “Ferid Murat” në Gostivar”, njoftuan nga Policia e Gostivarit. Gostivari Sot

 2 SHIKIME

Ngjarja paraprake

Për trampistët e Tiranës dhe të djathtët që lajnë pjata në Detroit

Ngjarja e ardhëshme

Barcelona ende do Ndombele-në

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian