aksident ne qerret te gramshit perpaset furgoni me kamioncinen 67a61fb7ca28c

Aksident në Qerret të Gramshit, përpaset furgoni me kamionçinën

February 7, 2025
1 minut lexim

Në aksin e rrugës kombëtare Gramsh -Cërrik rreth orës 14:50  ka ndodhur një aksident. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit.

Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si pasojë e përplasjes mes tyre automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar  lëndime të lehta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hulumtim i qmbn se ligjet me te rrepta dhe standardi me i mire mund ta permiresojne sigurine ne vend 67a61b0443f2b
Story i mëparshëm

Hulumtim i QMBN-së: Ligjet më të rrepta dhe standardi më i mirë mund ta përmirësojnë sigurinë në vend

ministria per komunitete dhe kthim sarrin ta riktheje faqen e saj te hakuar ne facebook 67a629583084a
Story i radhës

Ministria për Komunitete dhe Kthim s’arrin ta rikthejë faqen e saj të hakuar në Facebook

Të fundit nga

ShkoLartë