Aksident në Përmet/ Makina përplas biçikletën, humb jetën 62-vjeçari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Përmet.

Mësohet se rreth orës 07:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal, një mjet tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja paraprake

Moderatori i famshëm Larry King ka rezultuar pozitiv me COVID-19, po trajtohet në spital

Ngjarja e ardhëshme

Të flasësh me veten është shenjë inteligjence

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian