Aksident në Berat, “Benz-i” përplaset me “Range Rover”

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Kombinat.

Sipas “Abcnews.al” një mjet tip Benz me targa AA779 HE ka goditur nga pas mjetin tip Range Rover me targa AA 444VC.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk kanë mbetur persona të lënduar, por ka patur vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështia në rrugë, pasi mjeti tip Benz ka tentuar të parakalojë, ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tjetër.

 Ne vend ngjarje kane mbërritur forcat e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Ngjarja paraprake

​Trump: Më 6 janar shihemi në Washington

Ngjarja e ardhëshme

Si ti trajtoni në mënyrë të duhur aknet vagjinale?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian