Aksident në aksin Memaliaj – Krahës/ Plagosen 6 persona

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, ku për pasojë janë plagur 6 persona.

Rreth orës 14:30, në afërsi të fshatit Krahës, janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Triumfojnë Ferizaj dhe Vushtrria 

Story i radhës

Në javën e parë të pranverës temperatura maksimale arrin deri në 19 gradë celsius

Të fundit nga